Gjermania mbetet e palëkundur në mbështetjen për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor drejt BE-së.
Ambasada Gjermane në Tiranë thekson përmes rrjeteve sociale se Europa nuk është vetëm tregu i brendshëm më i madh në botë, por edhe një premtim për siguri, mirëqënie dhe liri.
Ky premtim shtrihet përtej kufijve të saj. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme gjatë viteve të fundit, dhe tani është koha që ky rrugëtim të vazhdohet me vendosmëri.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është thjesht një proces teknik – zgjerimi është edhe një çështje gjeopolitike.
Ne nuk duhet t’ua lëmë fqinjësinë tonë autokratëve që synojnë të ushtrojnë ndikim dhe të krijojnë varësi.
Rruga drejt BE-së bazohet në kritere të qarta, por qëllimi mbetet anëtarësimi.
Ambasada përfundon me vendosmërinë për të qëndruar krah Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit në rrugën e tyre europiane.