Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka përcaktuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të thirrjes publike të shpallur më 1 korrik 2025.
Lista e kandidatëve përfshin: Maja Shqepanoviq, Mira Kontiq, Nikolla Golluboviq, Predrag Krstonijeviq, Sinisha Bjekoviq, Natasha Radonjiq dhe Elvis Durakoviq.
Sipas njoftimit për shtyp nga Kabineti i Presidentit, Millatoviq do të krijojë një komision të posaçëm, i cili do të ketë për detyrë të vlerësojë nëse aplikimet e kandidatëve janë dorëzuar në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.
“Presidenti i Malit të Zi do të zhvillojë intervista me të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet për zgjedhjen si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar dhe rezultatet e intervistave, ai do të bëjë një propozim të argumentuar për zgjedhjen e një gjyqtari”, thuhet në njoftim.