KISHA ORTODOKSE SERBE PRETENDON TË DREJTOJË MALIN E ZI

Ligji për lirinë e feve është prezantuar si kapsollë iniciuese për konflikt në relacionin Kisha Ortodokse Serbe – shteti i Malit të Zi gjë që në një mas edhe është realizuar, ka vlerësuar presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq.

Ai ka sqaruar se qëllimi ka qenë që të miratohet ligji me të cilin do të zëvendësohej një ligj nga koha e Jugosllavisë socialiste dhe të përparohet të drejtat dhe liritë fetare në pajtim me zgjidhjet e civilizimit modern evropian.

“Duke hapur këtë ligj kemi shkuar drejtë çështjes së pronësisë. Intencat të cilat i ka treguar Mali i Zi që një pjesë e pronës me të cilën shërbehet Kisha Ortodokse Serbe (KOS), pjesa e cila është financuar nga burimet publike, të jetë pronë e shtetit”  ka theksuar Gjukanoviq në intervistën dhënë Radio Televizionit Kroat (HRT). 

Gjukanoviq ka theksuar se Kisha Ortodokse Serbe i kundërshton këto zgjidhje  dhe ka iniciuar protesta me ide se duhet të “mbrohen  shenjtoret nga Mali i Zi dhe se ato gjithnjë po vazhdojnë”.

Ai konsideron se përvoja kroate në rrugën drejtë BE është shembull i mirë i suksesit në asocimin e vendeve të Evropës juglindore drejtë synimeve euroatlantike.

SHARE