PENSIONET DO TË VAZHDOJNË TË JENË TË RREGULLTA, MJETET JANË SIGURUAR NGA BUXHETI

Foto: Ilustrim

Pensionet në Mal të Zi janë të sigurta dhe rregullsia e tyre nuk është vënë në pikëpyetje, ka theksuar drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Vlladimir Drobnjak, në një intervistë për gazetën Pobjeda.

Ai tha se shteti është garant për pagesën e të drejtave të përcaktuara me ligj nga sigurimi pensional dhe invalidor, dhe se mjetet për këto qëllime janë tashmë të siguruara në buxhet.  

Ai thekson se Fondi gjatë viteve të kaluara ka shënuar rritje të të ardhurave të veta dhe ulje të deficitit, por se rritja e pensionit minimal dhe ulja e kontributeve paraqesin sfida të reja.

Si hapa kyç për të ardhmen, Drobnjak thekson reformën e sistemit pensional dhe një politikë të mençur migracioni, e cila mund të ndihmojë në qëndrueshmërinë e Fondit.

SHARE