Foto: Vijesti
Forcat e Armatosura të Malit të Zi, së bashku me kolegët nga shërbimet e tjera, kanë luftuar zjarret e mëdha që kërcënonin njerëzit, shtëpitë e tyre dhe natyrën, bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes.
“Prej ajrit, pilotët dhe ekuipazhet tona hodhën gati 1,000 tonë ujë mbi vijat e zjarrit, ndërsa në tokë anëtarët e Forcave të Armatosura punuan pa pushim, ditë e natë, duke fikur flakët, pastruar terrenin dhe ndihmuar banorët,” njoftohet nga ky institucion qeveritar.
Në këtë betejë, siç shprehen me keqardhje, jetën e ka humbur edhe një anëtar i Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dejan Bozhoviq, emri i të cilit, theksohet, do të mbetet përgjithmonë i regjistruar në kujtesën e Forcave të Armatosura të Malit të Zi.
“Guximi, këmbëngulja dhe bashkëpunimi kanë treguar edhe njëherë se forca dhe siguria e qytetarëve tanë është misioni më i madh i Forcave të Armatosura të Malit të Zi,” thuhet në mesazhin e Ministrisë.