DËSHTON SËRISH KONSTITUIMI I KUVENDIT TË KOSOVËS, HEKURAN MURATI NUK ZGJIDHET KRYEPARLAMENTAR

Përsëri ka dështuar të emërohet kryetari i Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës në seancën e parë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese. 

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar të plotë ditën e djeshme, thirri partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje të propozojë kandidatin e tyre për kryeparlamentar.

Deputetja Donika Gërvalla propozoi në mënyrë të hapur kandidatin Hekuran Murati për kryetar të Kuvendit, por ai nuk mori mbështetjen e nevojshme për t’u emëruar në këtë pozitë.

Nga 115 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 57 vota ishin pro emërimit të Muratit për kryetar, 58 kundër dhe vetëm gjashtë deputetë abstenuan.

“Kandidati nuk ka marrë votat e nevojshme, andaj ndërpritet për sot seanca dhe shihemi më 24 gusht në orën 11:00”, theksoi Dehari.

Opozita tha se Lëvizja Vetëvendosje qëllimisht po propozon për kryetar të Kuvendit kandidatë të cilët nuk e kanë mbështetjen e tyre, duke e mbajtur të bllokuar konstituimin e këtij institucioni legjislativ.

SHARE