ULQIN: 37.400 TURISTË AKTUALISHT NË QYTET, RËNIE E LEHTË KRAHASUAR ME VITIN E KALUAR

Foto: Shutterstock

Në Ulqin aktualisht po qëndrojnë rreth 37.400 turistë, që është 3% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Organizata Turistike Lokale.

Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i vizitorëve janë të akomoduar në sektorin privat – rreth 28 mijë turistë, që përfaqëson një rënie prej 4% krahasuar me vitin e kaluar.

Hotelet janë regjistruar me rreth 7.500 mysafirë, që është 1% më shumë se një vit më parë, ndërsa një rritje të vizitorëve po shënojnë edhe kampet dhe shtëpitë pushimore.

Në kampingje aktualisht ka 1.700 turistë, 3% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa shtëpitë e pushimit kanë një rritje prej 7%.

Në përbërjen e përgjithshme të turistëve, dominojnë të huajt, të cilët përbëjnë 36.500 nga gjithsej vizitorët.

SHARE