Foto: Boris Pejović
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Millan Gazdiq, deklaroi në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi” se kjo agjenci do të nisë një projekt për të vlerësuar ndikimin e zjarreve në natyrën e Malit të Zi, me qëllim të përcaktimit të dëmit ekologjik të shkaktuar.
Ai theksoi se do të duhet shumë kohë për të vlerësuar plotësisht dëmet ekologjike nga zjarret që kanë përfshirë vendin.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme të ketë të dhëna të sakta, sepse në të kaluarën vlerësimet kanë qenë të dobëta dhe jo të besueshme.
Gazdiq tha se regjistrimi dhe evidenca e zjarreve është përgjegjësi e institucioneve përkatëse, dhe se sot nuk është vështirë të mblidhen të dhënat për shkak të disponueshmërisë së imazheve satelitore.
Ai shtoi se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit shfrytëzon imazhe satelitore për projekte të lidhura me zjarret pyjore, dhe se do ta përdorë këtë metodë edhe tani, por gjithashtu do të dalin edhe në terren për të mbledhur të dhëna direkte.