MINISTRIA E SHËNDETËSISË: SISTEMI SHËNDETËSOR I GATSHËM PËR SHKAK TË NUMRIT NË RRITJE TË ZJARREVE

Foto: RTNK

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim për zjarret që po përfshijnë Malin e Zi prej dy ditësh, të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve, shëndetin e tyre dhe infrastrukturën.

Në bashkëpunim me Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë, spitalet dhe qendrat shëndetësore, kanë ndërmarrë masa urgjente: të gjitha ekipet e ndihmës janë në gatishmëri në zonat e prekura nga zjarret; janë evakuuar të lënduarit nga zonat me rrezik zjarri apo tymi; dhe institucionet shëndetësore janë përgatitur për pranimin e të lënduarve.

Qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura ku ka tym të dendur, dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë në rast shqetësimesh shëndetësore duke thirrur numrin 124.

Ministria është në kontakt të vazhdueshëm me ekipet e koordinimit për mbrojtje dhe shpëtim për të siguruar ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ata falënderojnë zjarrfikësit, ushtrinë, punonjësit shëndetësorë dhe vullnetarët për përpjekjet e tyre në menaxhimin e situatës dhe shfaqin solidaritet me të prekurit nga zjarret.

SHARE