NGA E MARTA, ÇMIME TË REJA PËR DERIVATET E NAFTËS NË MAL TË ZI

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Nga e marta, 12 gusht, në Mal të Zi do të hyjnë në fuqi çmime të reja maksimale për derivatet e naftës, ka njoftuar Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Sipas rregullimit të ri, disa lloje karburantesh do të ndryshojnë çmim:

Eurosuper 98 do të kushtojë 1,46 euro për litër;

Eurosuper 95 do të kushtojë 1,43 euro për litër;

Eurodizeli do të kushtojë 1,34 euro për litër;

Vaji për ngrohje do të kushtojë 1,28 euro për litër.

Në përputhje me Rregulloren që përcakton mënyrën e llogaritjes së çmimeve maksimale të derivateve të naftës, përllogaritja e ardhshme e çmimeve do të bëhet më 25 gusht, dhe nëse ka ndryshime, ato do të aplikohen nga 26 gushti.

SHARE