Foto: Ilustrim
Komisioni Evropian ka publikuar edicionin e ri të Tabelës Evropiane të Suksesit në Inovacione për vitin 2025, e cila ofron një analizë krahasuese të performancës në fushën e inovacioneve në vendet anëtare të BE-së, si dhe në vendet joanëtare, përfshirë edhe pesë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, Mali i Zi është pozicionuar si “Inovator në zhvillim”, duke arritur 45.3% të mesatares së rezultateve inovative të BE-së.
Mali i Zi veçohet për rolin e fuqishëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në zhvillimin e inovacioneve në produkte dhe procese, si dhe për nivelin e punësimit në kompanitë inovative, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.