Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 21 vatra zjarri, ndërkohë tre vatra janë ende aktive në disa bashki, ndërkohë vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) njoftoi se nga 21 vatrat e zjarrit 18 janë shuar, ndërsa tre ende mbeten aktive.
“Agjencia Kombëtare e Mbrojtje Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët”, thonë nga AKMC.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, sot pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rreziku “i ulët”.
Në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “i moderuar”. Sipas institutit, temperaturat e ajrit pritet të variojnë me 20 dhe 36 gradë Celsius.