Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka vlerësuar si një lajm të rëndësishëm dhe inkurajues tërheqjen e projektligjit kontestues për tubimet publike.
Ai theksoi se kjo është rezultat i presionit të qytetarëve, shoqërisë civile dhe partnerëve evropianë, të cilët kërkuan respektimin e të drejtave themelore.
Millatoviq nënvizoi se liria e shprehjes dhe e drejtës për protestë janë të drejta themelore të çdo shoqërie demokratike dhe shprehu besimin se nuk do të ketë më përpjekje për ligje që e trajtojnë qytetarin si kërcënim.
Ai theksoi se Mali i Zi meriton një të ardhme evropiane që nuk ndërtohet mbi ligje që kufizojnë hapësirën publike dhe aktivizmin qytetar, por mbi respektimin e të drejtave të njeriut, transparencën dhe reformën në përputhje me standardet evropiane.
Presidenti bëri thirrje që në hartimin e ligjeve të reja të përfshihen ekspertët, shoqëria civile dhe Komisioni i Venecias për të siguruar respektimin e standardeve më të larta evropiane.
Në fund, presidenti ka theksuar se Evropa është përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndaj lirisë dhe një të ardhme më të mirë që duhet fituar së bashku.