SATTLER: MBROJTJA E NATYRËS ËSHTË KYÇE PËR CILËSINË E JETËS DHE INTEGRIMIN NË BE

Foto: CDM

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler, ka deklaruar në rrjetin social “X” se mbrojtja e natyrës është thelbësore për cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për procesin e integrimit evropian të vendit.

“Diskutuam sot për të ardhmen e gjelbër të Malit të Zi dhe për iniciativën që Liqeni i Shkodrës të bëhet rezervë ndërkufitare e biosferës e UNESCO-s”, shkroi Sattler.

Ai theksoi se është koha për hapa konkretë në këtë drejtim – me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

SHARE