GORÇEVIQ: KONFERENCA NË TETOR NJË MUNDËSI PËR INVESTIME NË ENERGJINË E RIPËRTËRITSHME, AGROBIZNES, TURIZËM DHE IT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq ka njoftuar se Mali i Zi do të jetë mikpritës në tetor i një konference të madhe investuese me pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë nga Bashkimi Evropian. “

Kjo është një mundësi për t’ua paraqitur partnerëve evropianë përparimin e arritur në procesin e integrimit evropian dhe për të rritur dukshmërinë e Malit të Zi si një destinacion investimesh në energjinë e ripërtëritshme, agrobiznesin e qëndrueshëm, turizmin dhe teknologjinë informative. Pjesëmarrja e Komisionit Evropian në organizimin e konferencës, përveçse konfirmon përkushtimin e Malit të Zi në rrugën evropiane, gjithashtu hap më tej dyert për ekonominë malazeze për investime konkrete nga BE-ja”, theksoi Gorçeviq.

SHARE