KKSH MIRËPRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË SERBI

Foto: KKSH

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, me bashkëpunëtorë e tij, priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Enkel Rexhepin, të shoqëruar nga sekretari i Këshillit, Driton Bilali dhe Shkumbin Veliu, asambleist.

Në takim u bisedua për mundësitë dhe nevojen e bashkëpunimit ndërmjet dy Këshillave Kombëtare, shkëmbimin e përvojave pozitive, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, koordinimin e aktiviteteve në adresimin e çështjeve dhe kërkesave ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve.

Në përmbyllje të takimit, kryetarët e Këshillave u dakorduan për nisjen sa më parë të disa aktiviteteve të përbashkëta, si hap fillestar dhe inkurajues për bashkpunim të vazhdueshëm në sfidat e përbashkëta në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave tona kombëtare.

SHARE