Foto: Shutterstock/ThePowerPlant
Ministria e Energjisë dhe Minierave ka njoftuar se nga nesër në Mal të Zi do të ulen çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve.
Kështu, në 15 ditët e ardhshme, një litër BMB 98 do të kushtojë 1,45 euro, BMB 95 1,42 euro, Eurodizeli 1,36 euro dhe vaji për ngrohje 1,30 euro.
“Sipas dispozitave të Rregullores mbi mënyrën dhe përbërësit në bazë të të cilëve formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, përllogaritja e radhës do të bëhet më 28 korrik, dhe çmimet eventualisht të ndryshuara të derivateve të naftës do të hyjnë në fuqi më 29 korrik”, thuhet në njoftim.