MALI I ZI I QËNDRUESHËM NË RRUGËN EVROPIANE

Mali i Zi është i qëndrueshëm në rrugën Euro-Atlantike dhe Evropiane, tha Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe falënderoi zyrtarët kroatë dhe popullin kroat për mbështetjen e tyre të fortë dhe të vazhdueshme për vendin tonë në integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sonte, ai foli me Presidentin Kroat Zoran Millanoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy-ditore në Mal të Zi.

Siç u njoftua pas takimit, Kryeministri deklaroi se të dy vendet fqinje dhe miqësore dhe aleatë në NATO ushqejnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, duke mos lejuar që disa çështje të hapura të së kaluarës të shqetësojnë frymën e bashkëpunimit dhe stabilitetit.

“Ne jemi gjithashtu të nderuar nga fakti që ju keni zgjedhur Malin e Zi si vendin e dytë në të cilin zyrtarisht vini si president i Kroacisë. Ne e shohim se jo vetëm si një gjest miqësie, por edhe si një mesazh për mbështetje të vazhdueshme thelbësore për rrugën tonë evropiane,” tha Markoviq.

Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi në projekte specifike me rëndësi bilaterale dhe rajonale.

SHARE