Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të Monstatit, çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matur me indeksin e çmimeve të konsumit, në qershor ishin në mesatare 4.2% më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Krahasuar me majin, inflacioni ishte 0.4%.
Rritjen më të madhe mujore të çmimeve e kanë pasur grupet: fruta, shërbime akomodimi, bukë dhe drithëra, qumësht, djathë dhe vezë, mish, transport ajror, karburante dhe vajra motorikë, si dhe vajra dhe yndyra.
Gjatë periudhës janar-qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet u rritën mesatarisht për 3.3%.
Sipas grupeve kryesore të produkteve dhe shërbimeve sipas qëllimit të konsumit, në qershor krahasuar me muajin paraprak u regjistrua rritje në grupet: restorante dhe hotele (+2.5%), transport (+1.2%), ushqim dhe pije joalkoolike (+0.9%), mallra dhe shërbime të tjera (+0.7%), rekreacion dhe kulturë (+0.4%), shëndetësi (+0.3%), banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera (+0.1%).
U ulën çmimet në grupet veshje dhe këpucë (-3.4%) dhe komunikime, si dhe pije alkoolike dhe duhan (të dyja -0.1%).
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera nuk pësuan ndryshime të rëndësishme.