ERAKOVIQ: SITUATA DO TË JETË SHUMË MË E KEQE NËSE NUK E KUPTOJMË SE VIRUSI ËSHTË PREZENT

Në Mal të Zi, nëntë pacientë me koronavirus aktualisht janë të shtruar. Pesë prej tyre janë në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, ndërsa 4 pacientë në gjendje më komplekse janë në Qendrën Klinike.

“Nga katër pacientë të shtruar në Qendrën Klinike, tre janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa një pacient është në njësinë e kujdesit intensiv të QK, në respirator. Bëhet fjalë për një pacient nga Rozhaja ”, tha drejtori i Qendrës Klinike Jevto Erakoviq në një intervistë për portalin CDM.

Duke folur për situatën me koronavirusin në Mal të Zi dhe pacientët, Erakoviq paralajmëroi se ka një numër të madh të kontakteve, shumë më të larta se sa ishte me pacientët gjatë muajve mars dhe prill, gjë që tregon se nuk ka respekt ndaj masat epidemiologjike të rekomanduara,që kontaktet janë shumë më të shpeshta, dhe kështu mundësia e përhapjes është shumë më e madhe se sa ishte atëherë.

Erakoviq thekson se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se virusi ka ende forcën e tij, rrezikun, gjë që për fat të keq konfirmohet nga të dhënat që vijnë nga Qendra Klinike e Malit të Zi.

Ai paralajmëron – situata do të jetë shumë më e keqe nëse nuk e kuptojmë se virusi është present këtu, se është importuar në Mal të Zi, dhe se duhet të kemi nivelin e vëmendjes siç kishim më parë.

Në fund, ai tha se rrjedha e mëtutjeshme e situatës varet nga të gjithë ne dhe bëri thirrje që të jemi përgjegjës.

“Ne duhet të veprojmë së bashku nëse duam më të mirën për këtë popull dhe këtë vend,” përfundoi Erakoviq.

SHARE