Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Në Kuvendin e Malit të Zi u zhvilluan diskutime mbi disa projekte ligjore.
Ndër temat kryesore ishte edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për tubimet dhe manifestimet publike, por për shkak të mungesës së arsyeshme të propozueseve, diskutimi për këtë ligj do të shtyhet për një seancë të ardhshme, sipas njoftimit të zv/kryetarit të Parlamentit, Boris Pejoviq.
Ndryshimet në këtë ligj parashikojnë sanksione për organizatorët dhe pjesëmarrësit në protesta që përfshijnë bllokimin e rrugëve.
Këto ndryshime janë propozuar nga deputetët e partive të koalicionit qeverisës.
Kreu i grupit parlamentar të PDS, Andrija Nikoliq, kritikoi mungesën e shpjegimeve për ligjin dhe e cilësoi sjelljen në Parlament si të papërshtatshme për një demokraci përfaqësuese, duke thënë se Parlamenti po ngjan me një autokraci destruktive.
Ndërsa Pejoviq mbrojti mungesën e propozueseve si të drejtë dhe nuk pranoi kritikat.