Marrëveshja e opozitës për një kandidat të përbashkët presidencial ka për qëllim shkatërrimin e regjimit dhe unë besoj se deri te kjo do të vij, deklaroi lideri i Lëvizjes Qytetare Ura Dritan Abazoviq.
Ai për gazetën “Dan”, deklaroi se marrëveshja për një kandidat të përbashkët të opozitës do ti shkaktonte një goditje të madhe PDS-së dhe do të ishte rruga drejt fitores, dhe më vonë do të behej edhe ndërrimi i pushtetit në kryeqytet dhe në të gjithë Malin e Zi.
“Unë jam optimist dhe besoj se do të arrijmë në një marrëveshje dhe kjo marrëveshje do të jetë një goditje e madhe për PDS-në dhe një hyrje për disa ndryshime të mëdha që duhet të pasojnë në Podgoricë dhe më pas në të gjithë Malin e Zi, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, theksoi Abazoviq.
Ai theksoi se përfaqësuesit e partive opozitare po bëjnë çdo përpjekje për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët për president të Malit të Zi.”E vërteta është se ka shumë parti që e pengojnë këtë proces, madje edhe personat të cilët janë afër autoriteteve dhe përmes disa prej qarqeve të tyre të interesit duan të ndikojnë në negociatat e opozitës.
Kjo flet mjaft për frikën në PDS dhe jam i sigurt se strukturat shtetërore do të përpiqen të bëjnë çmos që deri te kjo marrëveshje mos të vihet. Megjithatë populli i Malit të Zi, dëshiron një kandidat dhe fitoren e opozitës, prandaj mendoj se është detyrë e të gjithë subjekteve politike të opozitës që të plotësojnë kërkesën e qytetarëve të Malit të Zi dhe të arrihet një marrëveshje mbi kandidatin e përbashkët presidencial “, deklaroi kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.