Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi njofton opinionin publik se qytetarët e komunës së Tuzit nuk do të mbeten pa farmaci shtetërore dhe se do të vazhdojnë të kenë qasje të pandërprerë në shërbimet shëndetësore farmaceutike përmes farmacisë shtetërore Montefarm.
Këtë e deklaroi ministri përkatës, Vojisllav Shimun.
“Ofrimi i shërbimeve do të vazhdojë në hapësirat ekzistuese, me çka është siguruar vazhdimësia në furnizimin me terapi dhe dhënien e këshillave farmaceutike për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, farmacia në Risan do të vazhdojë të punojë në lokacionin aktual, ndërsa ambulanca Tivari i vjetër , në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tivar, do të mbetet në dispozicion të qytetarëve si deri më tani. Është arritur një marrëveshje që siguron vazhdimin e përdorimit të hapësirave ku ndodhen aktualisht farmacitë, duke krijuar kështu të gjitha kushtet për punë të pandërprerë, qasje në terapi dhe këshilla farmaceutike për të gjithë qytetarët”, tha Shimun.
Ministri i Shëndetësisë përshëndet marrëdhënien korrekte dhe dialogun konstruktiv të grupit investues MK me Ministrinë e Shëndetësisë, i cili është zhvilluar në frymën e ruajtjes së interesit shtetëror dhe përgjegjësisë shoqërore.
“Mbrotja e shëndetit dhe siguria e pacientëve mbeten në qendër të vëmendjes së sistemit shëndetësor, dhe Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në sigurimin e shërbimeve shëndetësore dhe farmaceutike të qasshme, të sigurta dhe cilësore për të gjithë qytetarët. Ju falënderojmë qytetarëve për besimin e treguar ndaj institucioneve shtetërore”, tha ministri Shimun.