INSPEKTORËVE GJATË KONTROLLEVE SEZONALE U SIGUROHET SHPËRBLIM PËR DITË PUNE 30 EURO

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi sot miratoi ndryshimet në Rregulloren për kompensimin e shpenzimeve të punonjësve në sektorin publik, me të cilat inspektorëve gjatë kontrolleve të koordinuara sezionale u sigurohet një shpërblim për ditë pune në shumën fikse prej 30 eurosh, është konfirmuar për Portalin RTMZ nga Qeveria.

Me këtë ndryshim propozohet që për shkak të rëndësisë dhe rritjes së volumit të punës inspektimore, për punonjësit gjatë kryerjes së inspektimeve gjatë sezonit turistik veror dhe dimëror, të paguhet shpërblim për ditë pune në vlerën prej 30 eurosh.

Ky vendim i përket të gjithë inspektorëve të angazhuar në kuadër të planit aksional për sezonin turistik veror dhe dimëror, dhe ka për qëllim forcimin e efikasitetit dhe motivimit në terren.

Rregullorja hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të Malit të Zi.

SHARE