Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë analizuar 297 mostra, 4 prej të cilave ishin pozitive më koronavirusin e ri.
Pacientët e rinj, siç raportohet janë nga Podgorica: 2, Berane: 1 dhe Bijello Pole: 1.
Aktualisht ka 35 raste aktive Covid19 në Mal të Zi:
Rozhaj: 14
Podgoricë: 11
Berane: 3
Budva: 2
Cetinje: 2
Tivar: 1
Ulqin: 1
Bijello Pole: 1
Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive vendosi sot të prezantojë disa masa të përkohshme epidemiologjike në Rozhaj, ku është përhapur koronavirusi i importuar nga Serbia.
TKK zbuloi se të paktën 26 nga 31 rastet, virusi u importua drejtpërdrejt nga Serbia ose u përhap përmes qytetarëve malazez që kishin qëndruar në Serbi në mënyrë të paligjshme në 10 ditët e kaluara.