TËRMETI MË I FORTË NË 40 VJET / ITALI, EVAKUOHEN DISA SHKOLLA, PANIK NË NAPOLI

Një tërmet i fortë, me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e kampeve Flegreje në orën 12:47 minuta të së hënës.

Tërmeti kishte epiqendrën e tij në zonën e Bacolit, por u ndje në shumë zona të Napolit. Për momentin, nuk janë raportuar dëme në prona apo të lënduar. Nuk ka mbërritur po ashtu asnjë kërkesë për ndërhyrje në sallën e operacioneve të skuadrave të emergjencave.

Një pjesë e kreshtës së ishullit Pennata, në Gjirin e Pocuolit, u shemb si pasojë e tërmetit.

Disa shkolla ku po zhvilloheshin provime me gojë për maturantët, janë evakuuar. Mbrojtja Civile raporton se një valë sizmike është në zhvillim e sipër në zonë, me tërmetin më të fortë që është regjistruar në det, me një magnitudë 4.6. “I Campi Flegrei”, ose fushat flegreje, janë një rajon i gjerë me kratere vullkanike në perëndim të napolit. Ato mbajnë plot 24 kratere vullkanike.

Në maj, zona pranë Napolit u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, shkencëtarët kanë regjistruar më shumë se 3,000 tërmete më të vogla, një numër shumë më i lartë se aktiviteti sizmik i zakonshëm i rajonit.

Ekspertët thonë se shpërthimet zakonisht paraprihen nga një rritje e aktivitetit sizmik, ndërsa rritet presioni nëntokësor. Këto tërmete të vogla mund ta dobësojnë shkëmbin mbi dhomën e magmës së vullkanit, duke e bërë më të lehtë kalimin e magmës.

Gjeologët kanë vënë re gjithashtu një rritje të ndjeshme të gazrave të emetuara nga vullkani, një tjetër shenjë paralajmëruese.

SHARE