ISHP: SHËNOHEN EDHE 4 PERSONA POZITIV ME COVID19 NË MAL TË ZI

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) analizuan sot 142 mostra, 4 prej të cilave ishin pozitive me koronavirusin e ri.

“Pacientët e rinj janë nga Budva, Berane dhe Podgorica (2). Dy pacientë të rinj janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë, ndërsa për dy pacientë të tjerë aktualisht po kërkojnë burim infeksioni”, theksuan nga ISHP.

Aktualisht në Mal të Zi ka 13 raste aktive me COVID19 sipas këtyre Komunave:

Podgoricë: 7
Berane: 2
Budva: 2
Cetinje: 1
Rozhaj: 1

SHARE