Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, priti sot ambasadorën e sapoemëruar, të MZ në Ukrainë, Dragica Ponorac.
Gjukanoviq uroi suksese në kryerjen e misionit diplomatik në drejtim të afirmimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe forcimit të bashkëpunimit dypalësh midis Malit të Zi dhe Ukrainës, veçanërisht në fushën e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.
U vlerësua se ekziston një potencial i shkëlqyeshëm për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe afrimin e popujve të dy vendeve miqësore.