Foto: Ilustrim
Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social në bashkëpunim me Institutin për Shëndetin Publik të Malit të Zi ka publikuar rekomandime për punë në ambient të hapur gjatë temperaturave jashtëzakonisht të larta, me qëllim parandalimin e lëndimeve në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.
Sipas rregulloreve në fuqi:
- Punët në ambient të hapur nuk duhet të kryhen kur temperatura kalon 36°C.
- Kërkohet organizim i përshtatshëm i orarit të punës, me ndërprerje nga ora 11:00 deri në 16:00, kur është e mundur.
- Punëdhënësit duhet të sigurojnë: pushime më të shpeshta, ujë të mjaftueshëm, hije apo hapësira të freskëta për pushim, pajisje personale mbrojtëse të përshtatshme për verë, dhe informim të punonjësve për rreziqet shëndetësore.
Problemet shëndetësore që mund të shkaktohen përfshijnë:
- Skuqje nga nxehtësia
- Ngërçe nga humbja e elektroliteve
- Lodhje nga nxehtësia
- Goditje nga dielli në kokë
- Goditje e rëndë nga nxehtësia
Në rast të simptomave të rënda, këshillohet ndihmë mjekësore urgjente duke telefonuar 124.
Qëllimi i këtyre masave është minimizimi i rrezikut për jetën dhe shëndetin e punëtorëve që punojnë në kushte ekstreme klimatike.