BRAJOVIQ: MALI I ZI SHËNON PROGRES KONSTANT

Mali i Zi po bën përparim të vazhdueshëm, dhe progresi i pritshëm në integrimin evropian do të ishte një motiv i forte për reforma të mëtutjeshme, tha Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Hungarisë në Mal të Zi, Gjozef Negjeshi.

Brajoviq tha se Mali I Zi dhe Hungaria kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, për të cilat bashkëpunimi i rëndësishëm parlamentar jep një kontribut të rëndësishëm.

Ai falënderoi kolegët nga Parlamenti Hungarez për gatishmërinë e tyre për të shkëmbyer njohuri të dhe përvojën e tyre në zbatimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se Parlamenti i Malit të Zi mbetet i përkushtuar për të përmirësuar më tej punën e tij dhe forcimin e aftësive administrative.

Brajoviq theksoi se mbështetja e Hungarisë për aktivitetet e reformës në Mal të Zi është një shprehje e miqësisë dhe mirëkuptimit midis dy vendeve.

Ambasadori Negjeshi përcolli qëllimin e Parlamentit hungarez për të intensifikuar bashkëpunimin me Parlamentin në periudhën e ardhshme, si një nga institucionet më të rëndësishme të Malit të Zi për hartimin e politikave.

Ai theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ashtu siç bëri në lidhje me anëtarësimin në NATO, duke pasur parasysh rëndësinë e tyre për këtë rajon dhe Evropë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe ngjarjet aktuale të shkaktuara nga Covid 19, duke theksuar nevojën për bashkëpunim, mirëkuptim dhe solidaritet për të kapërcyer sfidat.

SHARE