TRI DITË PUSHIM ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

Foto: Ilustrim

Ditë pushimi për punonjësit e besimit islam, me rastin e festës së Kurban Bajramit, janë e premtja, e shtuna dhe e diela, është njoftuar nga Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social.

Ata kanë bërë të ditur se besimtarët kanë të drejtën për mungesë të paguar nga puna.

„Bazuar në Ligjin për festimin e festave fetare, besimtarët e fesë islame kanë të drejtën për mungesë të paguar për shkak të festimit të festës fetare – Kurban Bajramit, konkretisht: të premten më 6 qershor, të shtunën më 7 qershor dhe të dielën më 8 qershor“, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHARE