Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq në rrjetin social (X) njoftoi se me ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes në Kuvendin e Malit të Zi, janë hapur dyert për një epokë të re partneriteti dhe mundësish.
Ai shkroi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend i jashtëzakonshëm për çdo vizitor — një shembull sesi vizioni, inovacioni dhe ambicia e shëndoshë, me fokus në të ardhmen afatgjatë, mund të transformojnë një vend.
“Sot, me ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes në Kuvendin e Malit të Zi, kemi hapur dyert për një epokë të re partneriteti dhe mundësish. Kjo është një shans që fryma e përparimit dhe prosperitetit të përjetohet edhe në vendin tonë të vogël, por të veçantë, Malin e Zi,” theksoi Spajiq.
Ai falënderoi të gjithë deputetët që, siç tha, votuan për një të ardhme më të mirë.