Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq, duke komentuar të dhënat për papunësinë në Mal të Zi, shkroi në rrjetin X se në prill u regjistrua niveli më i ulët i papunësisë që nga krijimi i regjistrit të Zyrës së Punësimit.
“Papunësi me shifër njëshifrore – për herë të parë në historinë e Malit të Zi! Në prill 2025, shkalla e papunësisë ishte 9.91 për qind, që është niveli më i ulët që nga fillimi i mbajtjes së evidencës nga Zyra e Punësimit,” shkroi kryeministri në postimin e tij në rrjetin X.
Ai gjithashtu përmendi fjalët e ministres Naida Nishiq, e cila theksoi se kjo nuk është vetëm një shifër, por një konfirmim i reformave serioze, besimit të qytetarëve dhe punës së përbashkët.