MENDIMI I KE-së ËSHTË VËRTETIM SE KEMI BËRË PUNË TË MIRËKUPTIMIT

Mendimi pozitiv i Komisionit evropian është edhe një vërtetim se policia e Malit të Zi ka bërë punë të mirë, ka vlerësuar Drejtori i drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq, shkruan gazeta “Dnevne Novine”.

Në dokumentin punues të Komisionit evropianë, “Non Pejper“ i cili i paraprinë raportit për progresin e Malit të Zi gjatë vitit të kaluar, policia e Malit të Zi ka marrë nota pozitive.

Veloviq ka theksuar se ky është vërtetim se riorganizimi i dikasterit në krye të të cilit gjendet ai, ka qenë vendim i drejtë strategjik, sidomos në pjesën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe pastrimit të parave si dhe të financimit të terrorizmit.

Ai ka shtuar se vlerësimet pozitive u japin nxitje por edhe i obligojnë që të vazhdojmë fuqishëm dhe më me përkushtim në ushtruarjen e detyrave të veta në favor të krijimit të një ambienti më të sigurt për jetën e fëmijëve dhe për një siguri të bashkësisë shoqërore në përgjithësi.

SHARE