Foto: Ilustrim
Nga Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit kanë njoftuar se, nga mesnata, do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve.
Një litër Eurosuper 95 do të shtrenjtohet për një cent dhe do të kushtojë 1.42 euro, ndërsa i Eurosuper 98 do të mbetet i pandryshuar – 1.45 euro.
Çmimi i Eurodizelit do të vazhdojë të jetë 1.28 euro.
Çmimi i vajit për ngrohje do të ulet për një cent, dhe do të kushtojë 1.22 euro.
“Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën dhe elementet mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (‘Fletorja Zyrtare e Malit të Zi’, nr. 23/21 dhe 10/25), përllogaritja e radhës do të bëhet më 16 qershor 2025, dhe çmimet eventualisht të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga 17 qershori 2025”, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.