MALI I ZI PRET SEZONË TURISTIKE PREMTUESE – RRITJE TURISTËSH DHE INVESTIME NË PROMOVIM

Foto: SmartGuide

Sipas të dhënave jozyrtare nga Organizata Kombëtare Turistike e Malit të Zi, rreth 40.200 turistë ishin në Mal të Zi më 15 maj, që është 3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 42% më shumë krahasuar me vitin 2019.

Përfaqësuesja e Organizatës Kombëtare Turistike, Millena Vujoviq, deklaroi se sezoni po zhvillohet sipas pritshmërive, ndërsa anketat e fundit me operatorët turistikë tregojnë optimizëm të lartë për sezonin veror 2025 – rreth 93% e tyre janë të kënaqur me parashikimet.

Mali i Zi vazhdon të ketë interes të madh nga tregjet e rajonit, por edhe nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Polonia, vendet baltike, Turqia dhe Izraeli.

Fokusi i promovimit është në tregje strategjike si Franca, Britania dhe Gjermania, përmes kampanjës “Uncover your wild side”, që do të vazhdojë edhe këtë vit, me theks te promovimi digjital.

Në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e turizmit, Ministria e Turizmit dhe Organizata Kombëtare Turistike e Malit të Zi kanë shpallur më 12 maj një program me 7 masa stimuluese, me buxhet total prej 1.4 milionë euro, nga të cilat rreth 1 milion euro do të administrohen nga Organizata Kombëtare Turistike e Malit të Zi.

Masat synojnë përmirësimin e turizmit rural, zgjerimin e ofertës jashtë sezonit, përforcimin e MICE turizmit dhe organizimin e fluturimeve të reja përmes partneriteteve me turoperatorë ndërkombëtarë.

SHARE