SHEFJA E DIPLOMACISË EVROPIANE, KAJA KALLAS, DO TË VIZITOJ BALLKANIN PERËNDIMOR

Foto: AP

Për tre ditë, shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor.

Në Kosovë, kjo do të jetë vizita e saj e parë që prej marrjes së detyrës e kësisoj, pritet të rifillojë procesi i dialogut që ka stanguar me muaj të tërë.

Njohësit thonë se qasja e Kallas në rivitalizimin e dialogut Kosovë-Serbi mund të sjellë rezultate.

Pengesë sipas njohësve në këtë pikë paraqet ngërçi institucional, por shtojnë se vizita e Kallas do të mund ta përshpejtonte konstituimin e institucioneve.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Antonio Costa, presidenti i Këshillit Evropian tha se duhet deskalim i situatës për largimin e masave ndëshkuese, e vizita e Kallasdo të shërbejë për vlerësim të situatës.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas do të vizitojë rajonin nga 21 deri më 23 maj.

SHARE