SPAJIQ: MALI I ZI ANTIFASHIST KA QENË DHE MBETET PJESËMARRËS NË LUFTËN PËR PAQE DHE ZHVILLIM TË EVROPËS

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social “X” me rastin e Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, duke theksuar se Mali i Zi antifashist ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjet për paqen globale dhe për avancimin e Evropës.

“Mali i Zi antifashist, që ishte i pari që i’u kundërvu okupacionit nazifashist, ka qenë dhe mbetet pjesëmarrës në luftën për të vendosur paqe në botë dhe për të ngritur Evropën,” shkroi Spajiq.

Ai gjithashtu theksoi se në emër të ideve të mëdha të progresit dhe lirisë, kjo gjeneratë nuk duhet të humbasë mundësinë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Duke pasur besim të plotë në triumfin e ideve progresive, ta gëzojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës,” përfundoi kryeministri.

SHARE