GORÇEVIQ: KUVENDI DO TË DISKUTOJË PËRSËRI PËR MARRËVESHJEN ME EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministrja për Çështjet Evropiane, Maida Gorçeviq, pret që seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët do të votojnë përsëri për Marrëveshjen për Bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme mes qeverive të Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), do të mbahet para Ditës së Pavarësisë, dhe është e bindur se do të marrë mbështetje të shumicës sërish.

 “Nuk kemi ende një datë të saktë për seancën e re. Sigurisht, do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do të jetë më 19 ose 20 maj – do të vendosë kryetari i Kuvendit dhe do t’i informojë deputetët,” tha Gorçeviq në Nova M.

Kuvendi i Malit të Zi miratoi më 23 prill, në procedurë të përshpejtuar, ligjet për ratifikimin e dy marrëveshjeve që Qeveria kishte nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pas gjashtë ditësh shpalli Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Ekonomik, ndërsa i dyti, që ka të bëjë me Marrëveshjen për Bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, e ktheu për vendimmarrje të dytë nga deputetët.

SHARE