Foto: Ilustrim
Gijom Mersije, zëdhënës i Komisionit Evropian, deklaroi se Komisioni Evropian është i gatshëm të ofrojë mbështetje për Malin e Zi në zbatimin e marrëveshjes.
„Në letër rikujtojnë se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që lidh Mali i Zi duhet të jenë në përputhje me kuadrin e saj kushtetues dhe ligjor kombëtar, si edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Malit të Zi dhe BE-së, dhe se duhet të marrin parasysh detyrimet që rrjedhin nga e drejta e BE-së, të cilat Mali i Zi duhet t’i respektojë plotësisht me anëtarësimin në BE“, deklaroi Mersije.
Ai theksoi se, duke pasur parasysh synimin e Malit të Zi për t’u anëtarësuar në BE, rritja ekonomike duhet të arrihet në mënyrë që është në përputhje me standardet e BE-së, dhe marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë transparente dhe në harmoni me të drejtën e BE-së në fusha të ndryshme.
„Komisioni Evropian do ta ndjekë këtë nga afër dhe është i gatshëm ta ndihmojë Malin e Zi në këtë drejtim, nëse është e nevojshme“, shtoi ai.