INSPEKTORATI: GJATË FESTAVE TË FUNDIT FETARE DHE SHTETËRORE JANË REGJISTRUAR MË SHUMË SE 30 SHKELJE

Foto: Shutterstock

Gjatë festave të fundit fetare dhe shtetërore, Inspektorati i Punës ka identifikuar më shumë se 30 shkelje, ka lëshuar gjoba në vlerë prej 17,500 eurosh dhe ka paraqitur 14 kërkesa për fillimin e procedurave për shkelje.

Gjatë festës së Pashkëve, Inspektorati i Punës ka kryer 19 kontrolle, gjatë të cilave janë identifikuar 7 shkelje, janë lëshuar gjoba në vlerë prej 3,500 eurosh dhe janë paraqitur 5 kërkesa për fillimin e procedurave për shkelje.

Gjatë festës së 1 Majit janë identifikuar 26 shkelje, janë lëshuar gjoba në vlerë prej 14,000 eurosh dhe janë paraqitur 9 kërkesa për fillimin e procedurave për shkelje.

Këto të dhëna për Radion e Malit të Zi i ka dhënë inspektori kryesor i Inspektoratit të Punës, Srgjan Simoviq.

„Ajo që është karakteristike dhe në të cilën është fokusuar inspektorati ynë janë fushat e mikpritjes, ndërtimit dhe zanatit. Këtu është konstatuar numri më i madh i shkeljeve. Shkeljet ishin kryesisht në lidhje me mosdërgimin e vendimeve për punën gjatë festave nga ana e punëdhënësve, por gjithashtu kemi hasur edhe punonjës të pa regjistruar“, tha Simoviq.

SHARE