Në rikonstruimin e Qendrave të shumta Klinike në Mal të Zi do të investohën përmbi 17 milion euro, me ç’rast qytetarëve do tu mundësohet shërbimi më kualitativ shëndetësor, në Qendrat Klinike të përgatitura sipas standarteve bashkëkohore europiane, është kumtuar nga Qeveria.
Pas luftës së sukseshme me koronavirus , Qeveria do të vazhdoj në kontinuitet me investimet si dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor, me ç’gjë mbështetje adekuate edhe më tej do të ofroj BE, thuhet në kumtesë.
Sot, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, i dorëzoi një letër synimi për ndërtimin e klinikave për sëmundje infektive dhe dermatovenerologji Kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq.
“Dua të falënderoj BE për këtë, por edhe për mbështetjen dhe ndihmën e përgjithshme që i dha Malit të Zi në luftën kundër koronavirusit. Këto klinika do të jenë një lloj provë e kohës së vështirë që kemi kaluar së bashku, por edhe të solidaritetit tonë të manifestuar përmes kësaj ndihme. Ne do të përmirësojmë dhe modernizojmë më tej kapacitetet shëndetësore me paratë e paguara për TKK nga qytetarët dhe biznesmenët. Të gjitha këto lehtësira do të jenë një dëshmi e unitetit tonë, por edhe e qëndrimit të përgjegjshëm të institucioneve në këtë krizë jashtëzakonisht të vështirë shëndetësore”, tha kryeministri Markoviq.