Foto: Reuters
Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë më si ndërmjetësuesi kryesor në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, deklaroi sot Departamenti amerikan i Shtetit, duke shënuar një ndryshim në rolin e Uashingtonit.
“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë, por nuk do të udhëtojmë më nëpër botë si ndërmjetës në takime. Tani varet nga të dyja palët, ka ardhur koha për të paraqitur dhe zhvilluar ide konkrete për t’i dhënë fund këtij konflikti. Është në duart e tyre “, tha Tammy Bruce, zëdhënësja e DASH.”
Më parë, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance paralajmëroi se lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti, duke thënë se tani i takon Kievit dhe Moskës të arrijnë një marrëveshje.https://7382c09266e04a623455639fc1dd6986.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-43/html/container.html
Të enjten sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se arritja e armëpushimit mes Ukrainës dhe Rusisë është ende larg.
Komentet vijnë pasi Kremlini shprehu gatishmëri për bisedime të drejtpërdrejta, por hodhi poshtë një propozim të kohëve të fundit të SHBA-së për paqe me arsyetimin se nuk i jepte njohje ndërkombëtare territorit të pushtuar nga forcat ruse.
Ukraina, nga ana e saj, ka refuzuar vazhdimisht të njohë çdo aneksim rus, duke argumentuar se Presidenti Vladimir Putin nuk duhet të ‘shpërblehet’ për pushtimin e territorit të saj sovran.
Njoftimi shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e SHBA-së ndaj luftës, pas paralajmërimeve se do të tërhiqej nga roli i saj ndërmjetësues nëse nuk do të arrihej përparim. Departamenti i Shtetit tha të martën se do të tërhiqej nëse nuk shihte “propozime konkrete” nga Kievi dhe Moska se si t’i jepej fund luftës.