Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se përmes bashkëpunimit në familjen e Tre Deteve, Mali i Zi mund të forcojë rëndësinë strategjike të rajonit, të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe të sigurojë paqe dhe prosperitet të përhershëm në Ballkanin Perëndimor.
Millatoviq falënderoi secilin vend pjesëmarrës për mirëseardhjen në familjen e Tre Deteve, duke thënë se ky gjest nuk është vetëm një njohje e vlerave dhe aspiratave tona të përbashkëta, por edhe provë e forcës së unitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Mali i Zi është krenar që i është bashkuar një komuniteti që promovon lidhshmërinë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë – parime që janë çelësi për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, theksoi presidenti i Malit të Zi.
Sipas tij, ai beson fuqimisht se nëpërmjet bashkëpunimit, rëndësia strategjike e rajonit mund të forcohet, cilësia e jetës së qytetarëve mund të përmirësohet dhe paqja dhe prosperiteti i qëndrueshëm mund të sigurohen në Ballkanin Perëndimor.
“Me fjalë të tjera, duke iu bashkuar kësaj Iniciative, ne po bëjmë një hap më afër qëllimit tonë strategjik – anëtarësimit në BE”, përfundoi Millatoviq.