Foto: Telegrafi
“Normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova të mund të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e anëtarësimit në BE”, ka qenë deklarata e bërë nga Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos në një intervistë për Radio Evripa e Lirë.
Diplomatja tha se është shumë e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Kosovës të plotësojë disa parakushte “që duhet të përmbushen”.
Lidhur me kërkesat e liderëve të Kosovës për heqjen e masave të BE të vendosura pas tensioneve në veri, Komisionerja Kos tha se aktualisht jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë të gatshme për heqjen e masave në këtë fazë. B
E vijon të mbajë në fuqi masat me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.
Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.