Foto: AA
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka ngritur pakënaqësi tek qytetarët, subjektet politike dhe bizneset në Kosovë.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar madje kishte edhe disa protesta në Prishtinë.
Pas 1 majit, të gjitha kategoritë e konsumatorëve do të paguajnë energjinë elektrike të shpezuar me 16.1 për qind.
Vendimi i ZRRE-së, nuk vlen për serbët në veri të vendit, pasi nuk do të përfshihen katër komunat veriore të vendit.
Për gati 25 vjet, banorët në katër komunat veriore të vendit nuk kanë paguar për energjinë elektrike të shpenzuar.
Faturimi në këtë pjesë të Kosovës, ka filluar në shkurt të vitit 2024, por pjesa më e madhe e banorëve vazhdojnë të mos e paguajnë.
Shkalla e pagesës që nga shkurti i vitit 2024 e deri në dhjetor të po këtij viti për Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok mësohet të jetë jo më pak se 20 për qind.