QKMZ: NGA NESËR LEJOHEN VIZITAT E PACIENTËVE QË I NËNSHTROHEN TRAJTIMIT SPITALOR

 Foto: KCCG

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ) dhe në përputhje me përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend, nga e mërkura, më 23 prill, lejohen vizitat e pacientëve që i nënshtrohen trajtimit spitalor nga ora 14:00 deri në 16:00.

Siç thuhet në njoftim, vizitat në të gjitha repartet e terapisë intensive kanë një kohë të veçantë, të kufizuar, pra vetëm një anëtar i ngushtë i familjes ose kujdestar, në përputhje me protokollin e këtyre njësive organizative, mund të vizitojë pacientin nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor për maksimum dhjetë minuta, çdo ditë nga ora 14:00 deri në 16:00.

“Ju rikujtojmë gjithashtu se nuk lejohen vizita në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Repartin e Obstetrikës si dhe në Repartin për të sapolindurit në në kuadër të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Lusim qytetarët që të mos i vizitojnë pacientët e shtruar në spital nëse kanë simptoma të infeksioneve respiratore apo infeksion akut gastrointestinal (të vjella, diarre). Ne rekomandojmë që vizitorët të mbajnë maskë mbrojtëse gjatë qëndrimit të tyre në dhomën e pacientëve”, thuhet në një deklaratë të Qendrës Klinike të Malit të Zi.

SHARE