Foto: Kodex.me
Drejtoria e Policisë u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me kthimin vullnetar të armëve.
Ata thanë se në kuadër të fushatës “Respekto jetën, ktheji armët”, nga data 2 janar deri më 22 prill, në polici janë dorëzuar vullnetarisht 3.569 armë, 119.391 copë municione, 395 granata dore, si dhe qindra pjesë armësh dhe mjete shpërthyese.
„Ftojmë qytetarët që të vazhdojnë me një qëndrim të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm me të cilin tregojmë shqetësim të përbashkët për komunitetin dhe kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt”, thuhet në njoftim.