OKB: SITUATA HUMANITARE NË GAZA ËSHTË MË E KEQJA QË KEMI PARË GJATË GJITHË LUFTËS

Foto: AA

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), Jens Laerke tha se po përjetohet “situata më e keqe humanitare” e parë gjatë luftës në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar ndihmën humanitare për më shumë se 50 ditë, raporton Anadolu.

Në konferencën javore për media të Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Laerke iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Anadolus mbi situatën me ndihmat humanitare në Gaza dhe gjendjen e banorëve të Gazës.

Duke kujtuar se kishin kaluar 50 ditë që kur ndihma humanitare nuk kishte mbërritur deri dje në Rripin e Gazës, Laerke theksoi se ndihmat nuk kanë hyrë në Rripin e Gazës për një kohë më të gjatë.

“(Në Gaza) ju mund të shihni një prirje të qartë drejt katastrofës së plotë. Tani për tani në Gaza është ndoshta situata më e keqe humanitare që kemi parë nga e gjithë lufta”, tha Laerke.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars, duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve të arritur më 19 janar.

Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 arriti në 51.266.

Izraeli ndaloi dërgimin e ndihmës në enklavë më 2 mars, disa orë pas përfundimit të fazës së parë 42-ditore të marrëveshjes së armëpushimit.

SHARE