Foto: Boris Pejović
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, beson se Marrëveshja për turizmin dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është e mangët për shkak të disa aspekteve, duke përfshirë juridike, ekonomike dhe mjedisore, dhe se në këtë formë nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi.
“I bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi që të marrin parasysh të gjitha argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, krerët e agjencive kompetente shtetërore dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor kur votojnë për Marrëveshjen për zhvillimin e turizmit dhe patundshmërive ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha Millatoviq.
Ai theksoi se qëndrimi i tij ka qenë shumë i qartë, dhe se beson se Marrëveshja është e mangët për disa aspekte, duke përfshirë aspektin juridik, ekonomik dhe mjedisor dhe se në këtë formë nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Malit të Zi.
“Të përfundoj me fjalët e Valtazar Bogishiq – Ajo që është lindur me gunga, nuk e korrigjon koha!”, ka shkruar presidenti i Malit të Zi në rrjetin X.